Haradinaj fton Thaçin e Veselin për të raportuar në qeveri

Aktuale February 01, 2018 - 12:46

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar në mbledhjen e sotme që presidenti Hashim Thaçi dhe kryekuvendari Kadri Veseli, të ftohen për të raportuar para qeverisë, raporton zëri.info.

Me këtë rast, kabineti qeveritar ka votuar pro këtij propozimi.

Haradinaj pas kësaj tha se këto takime do të ishte mirë të realizoheshin para 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës (para 17 shkurtit). /Zëri