Miratohen projektligjet për ndryshime në sistemin e drejtësisë

Aktuale February 01, 2018 - 12:35

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për gjykatat, me ç’rast ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se cilat pika do të përfshihen në ndryshiminn e ligjit, raporton zeri.info.

Tahiri gjatë deklarimit të tij, ka njoftuar  se me ligjin e ri do të ketë rritje të transparencës.

Rritja e transparencës, ligji i ri i obligon të gjitha gjykatat që t’i publikojnë aktgjykimet në afat prej 60 ditësh”, tha Tahiri.

I pari i MD-së më tej, deklaroi se ndryshimi i këtij projektligji do t’ua mundësojë gjyqtarëve që me 5 vjet përvojë të bëhen pjesë e Gjykatës së Apelit.

“Ky projektligj për t’i zgjedhur gjyqtarët në gjykatën e Apelit kërkon 5 vite me përvojë pune, në vend të 10 viteve që ka qenë në ligjin e mëparshëm”, theksoi ai.

Ndërkohë, qeveria miratoi edhe projektligjet e tjera që kanë të bëjnë me drejtësinë: atë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, atë për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe projektligjin për përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve./Zeri