Zyrtare: Pezullohet vendimi për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar

Aktuale February 01, 2018 - 12:20

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që ta pezullojë vendimin për rritje te pagave për kryeministrin dhe gjithë kabinetin qeveritar, raporton zeri.info.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky pezullim do të vazhdojë derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me vendim.

“Në këtë mbledhje propozoj pezullimin e përkohshëm te vendimit për rritje pagash, deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Haradinaj, raporton "Zeri.info".

Me këtë rast, ky propozim-vendim u aprovua në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër.

LEXO EDHE: Nis mbledhja e qeverisë, pritet të pezullohet vendimi për rritje pagash

Ndërkohë, AKK para disa ditësh vendosi se rritja e pagave është bërë ne mënyrë të kundërligjshme. Pas kësaj, opozita e nisi në Kushtetuese këtë vendim./Zeri