Ajri i ndotur edhe sonte

Aktuale January 31, 2018 - 22:01
Edhe sonte Prishtina vazhdon ta ketë ajrin e ndotur

Edhe pse Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor morën vendim që të ndalohet hyrja e veturave në qendër të kryeqytetit për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, përsëri kryeqendra e Kosovës vazhdon ta ketë përqindjen e lartë të ndotjes së ajrit, raporton “Zeri.info”.

Pas matjeve të fundit vërtetohet se ajri prapë mbetet i pashëndetshëm.

Masa e ndotjes sonte arrin në 156 PM.

LEXO EDHE: Vazhdon tollovia në trafikun e Prishtinës

Ndërkaq net më parë Prishtina gjatë orës 20:00 shënonte rritje të masës së ndotjes e cila konsiderohet helmuese me mbi 400 PM.

Lidhur me ajrin e ndotur dhe marrjen e masave sot u protestua nga qytetarët e Prishtinës e po ashtu u mbajt seancë e jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës.

Image