Nëntë emigrantë shqiptarë shpëtohen nga roja bregdetare britanike

Aktuale January 31, 2018 - 20:12

Nëntë persona, tëtë burra dhe një grua, janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe po hetohen në Britaninë e Madhe si emigrantë të paligjshëm.

Mediat britanike raportojnë se nëntë personat u gjetën në një gomone që u nis nga kanali i La Manshit, ndërsa u gjetën në afërsi të portit Sovereign.

Roja bregdetare gjeti gomonen me nëntë pjesëtarë në bord, pasi u raportua zhdukja e saj pasi la Bolougne në Francë.

Mediat raportojnë se dyshohet se emigrantët janë nisur nga Shqipëria drejt Francës me destinacion Britaninë e Madhe, ku kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në rrugë detare, shkruan syri.net.