Ministrja Reshitaj e gjen shkaktarin kryesor të ndotjes

Aktuale January 31, 2018 - 17:07
Ky është shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit në Prishtinës.....

Ministrja e Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Albena Reshitaj, në seancën e jashtëzakonshme, ka treguar se kah po vije ndotja e ajrit, pas disa ditëve angazhim për të gjetur përgjigjen se nga kush realisht po vije e gjithë kjo ndotje, aq sa Prishtina ta marrë titullin e kryeqytetit me ajrin më të ndotur në botë.

Përderisa dje ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, ka thënë se ende nuk është gjetur kush është fajtori kryesor për ndotjen e ajrit në vend, sot ajo ka mbajtur fjalim në Kuvend prej ku ka numëruar shkaktarët e gjithë kësaj ndotjeje të ajrit.

Reshitaj ka thënë se termocentralet janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Prishtinë, duke përmendur se filtrat e Termocentralit Kosova B nuk janë kontrolluar prej vitit 1985.

Të njëjtë më pas e tha edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili tregoi se Termocentralit Kosova A i janë ndërruar filtrat, por jo edhe Termocentralit Kosova B.  

Minsistrja Reshitaj gjithashtu ka folur për të gjitha vendimet që ministria që ajo drejton ka marrë së bashku me komunën  e Prishtinës për të dalë nga kjo situatë alarmuese.