Daçiq diskuton me shefin e UNMIK-ut për zhbërjen e Speciales

Aktuale January 31, 2018 - 14:20

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar sot me shefin e UNMIK-ut, Zahur Tanin.

Gjatë këtij takimi thuhet se është biseduar për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq.

Ndër tjerash bisedë e këtij takimi ka qenë edhe zhbërja e ligjit për Gjykatën Speciale, shkruajn mediat serbe.

Ky takim u mbajt në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën e cila mbahet në muajin shkurt. /Insajderi/

Image