Limaj: Duhet ende punë për çkapjen e shtetit nga politika

Aktuale January 30, 2018 - 22:45

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e konsideron të mirë Qeverinë Haradinaj, edhe pse ai thotë se për rezultatet konkrete është shumë herët të flitet.

Ai tha se qeveria drejtohet nga kryeministri dhe se qasja e saj matet në këtë rast me Haradinajn  si shef ekzekutivi.

Por, sipas Limajt, deri më tani ekzekutivi ka bërë punë të mëdha, sidomos atë që për vite janë lënë anash nga qeveritë e kaluara dhe janë përfunduar nga kjo qeveri. Këto deklarata zëvendëskryeministri Limaj i bërë në RTK.

LEXO EDHE: Limaj për liberalizimin e vizave: Po punojmë, besoj se do të kemi lajme të mira

Ndërsa për temat e mëdha për të cilat ai tha se është duartrokitur dikur, kanë dalë të jenë dështim dhe sfidë e madhe për Qeverinë Haradinaj. Por, për rezultatet konkrete të qeverisë ai tha se është herët të flitet, sidomos derisa nuk janë kaluar sfidat e mëdha që e presin këtë vend.

Limaj foli për idenë e kësaj qeverie për të depolitizuar vendin, por tha se ka akoma punë për t’u çkapë shteti nga politika.

Ai përmendi disa agjenci që funksionojnë në shtet që konsiderohen si “mini-mbretëri”, për të cilat tha se po punohet të depolitizohet.

Ndërsa sa i përket rritjes së pagave nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj, Limaj tha se ishte vendim transparent, që u bë më pas bujë nga mediet.

Ai e arsyetoi vendimin, sipas të cilin, është e natyrshme që këshilltar të paguhet më shumë se 400 euro.

Limaj përmendi këshilltarët e kryeparlamentarit që paguhen nga 1600 apo 1700 euro.

“Kjo qeveri po dëshiron t’i bëjë punët me transparencë të madhe dhe kjo po i kushton”, deklaroi ai.