UP-ja ndërmerr masa për ta parandaluar kopjimin

Aktuale January 30, 2018 - 18:01

Gjatë ditës së djeshme studentët e Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin e Arkitekturës kishin gjetur një metodë shumë kreative për të punuar në provim.

Në ambalazhin e një shishe të ujit kosovar, ata kishin shkruar përgjigjet e provimit. Këtë e kishte bërë publike profesoresha në Fakultetin e Arkitekturës, Eliza Hoxha përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Ndërsa sot ajo ka njoftuar se në Fakultet ju ka sjellë studentëve ujë me paketim. Ajo ka shkruar se në provim studentët e kanë të siguruar ujin dhe s’kanë nevojë të marrin me vete.

“Të dashtun student/e, per uje mo nuk po hjekim keq… Ne provime ujin e keni te siguruar, pra s’keni nevoje me marr me vete. Uje RUGOVE ju falenderon duke sjellur paleta (pa kopje) me perberje origjinale per te gjithe ju”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj.

Tutje ajo ka shkruar se kjo ka qenë një fushatë interesante të marrjes së dijes.

“Nese asgje fare – ishte nje fushate interesante per format e ndryshme inovative te nxenies se dijes. Kemi mu knaq tu pi uje e tu mesu, Shnet!”, ka përfunduar Hoxha.

Image