Hoxhaj falenderon Hungarinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës

Aktuale January 30, 2018 - 13:44

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj sot është takuar me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz me të cilin ka diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës dhe strategjinë e re për zgjerim të Bashkimit Evropian, me ç’rast theksova se korniza kohore dhe kriteret duhet të vendosen për Kosovën dhe për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të kemi pasqyrë të qartë të detyrave dhe obligimeve që duhen kryer në kuadër të procesit të integrimit. Mirënjohës për mbështetjen e Hungarisë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në faqen e tij në “Facebook”.