Shpend Ahmeti sqaron se si do të ndalohet qarkullimi i veturave në Prishtinë

Aktuale January 30, 2018 - 13:18

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se masat që janë ndërmarrë nga komuna janë keqkuptuar në opinion.

Ai përmes një statusi në Facebook shkruan nuk do të ndalohet hyrja e veturave nga qytetet tjera vetëm se qarkullimin në qendër të Prishtinës do të ndërprehet.

“Do të ndalohet qarkullimi për makina në rrugë të qendrës gjatë ditës përveç transportit publik i cili do të jetë FALAS. (Pra nuk bëhet fjale për tabela, këto komuna e ato komuna) e as për hyrje të qytetit”.

“Do të ndalohet shitja e Thëngjillit dhe do të ndalohet përdorimi nga bizneset nëpër lagje e që janë ndotës të mëdhenj”, shkruan Ahmeti.

Sipas Ahmetit në këtë fazë emergjente këtë janë masat që mund të marrë komuna tjerat janë kompetencë e nivelit qendror.