Hoxha: Presim nga BE-ja që të sigurojë një rrugë të qartë të Kosovës

Aktuale January 30, 2018 - 11:43

Ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Dhurta Hoxha ka thënë se presin që BE të sigurojë një rrugë të qartë të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në perspektivën e BE.

Hoxha e cila po merr pjesë në konferencën dedikuar Strategjisë për të ardhmen e Evropës që organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Austrisë, me moton “Go West – Western Balkan”, e cila po mbahet në Vjenë, ka shprehur besimin që institucionet e BE-së, do të vazhdojnë të bëjnë për perspektivën evropiane të vendit tonë, si për të gjithë rajonin, perspektivë dinamike, konkrete dhe e arritshme.

Ajo në një postim në facebook ka shkruar se në këtë fazë Kosovës i duhet unitet.

“Besoj që institucionet e BE-së, do të vazhdojnë të bëjnë për perspektivën evropiane të vendit tonë, si për të gjithë rajonin, perspektivë dinamike, konkrete dhe e arritshme. Ne presim që institucionet e BE-së do të sigurojnë një rrugë të qartë të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në perspektivën e BE. Konsideroj se në këtë fazë, uniteti duket më i rëndësishëm se kurrë”.

“Institucionet e Kosovës dhe të BE-së duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të përdorur mundësitë duke ri-theksuar perspektivën e Kosovës në BE, si e vetmja rrugë përpara për Kosovën”, ka shkruar Hoxha