Caktohet seancë e jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit në Prishtinë

Aktuale January 30, 2018 - 11:01

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që gjatë ditës së nesërme të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet rreth ndotjes së ajrit në Prishtinë, raporton zeri.info.

Seanca do të mbahet pasdite, duke filluar nga ora 15:00.

LEXO EDHE: Mblidhet Kryesia, shkak ajri i ndotur në Prishtinë

Kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se ideja e tërë kësaj është  që të gjendet një zgjidhje afatgjate.

Kjo seancë ka ardhur pas kërkesës së 41 deputetëve, të cilët kanë mbledhur nënshkrimet e tyre lidhur me këtë çështje.

 

Ndërkohë, komuna e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se që nga nesër do të fillohet të ndërmerren masa lidhur me ndotjen e ajrit, duke reduktuar kështu numrin e makinave në hyrje të kryeqytetit./Zeri