PD ndryshon taktikë, përdor Jeurzalemin kundër Edi Ramës

Aktuale January 29, 2018 - 15:30

Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend kërkesën e mocionit me debat pas votës pro të qeverisë shqiptare për rezolutën "Për statusin e Jeruzalemit" të miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Partia Demokratike gjykon se miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e ShBA-së, si një akt flagrant në kundershtim me interesat kombëtare. 

"Qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës", thotë PD në një reagim zyrtar.

Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute

Shqipëria iu bashkua 128 vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) që në dhjetor 2017 votuan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB pro një Rezolute jo detyruese, që i bënte thirrje presidentit Trump të tërheqë vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe transferojë atje ambasadën e SHBA