Mblidhen organet kompetente për ndotjen e ajrit

Aktuale January 29, 2018 - 14:20

Nesër në ora 12:00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapsinor do të raportojnë të gjitha institucionet përkatëse dhe që kanë lidhje direkte në ndotjen e ajrit, shkruan “Zeri.info”.

Kjo mbledhje është bërë me kërkesë të deputetes së LDK-së Besa Gaxherit,  e cila i ka thirrur urgjent që të raportojnë institucionet përgjegjëse të ndotjes së ajrit , “Zeri.info”

“Deputetja Besa Gaxherri  në cilësinë e nënkryetares së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen e sotme të Komisionit ka kërkuar  në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,  të raportojnë urgjentisht institucionet  përgjegjëse për cilësinë e ajrit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Personat të cilët do të raportojnë në këtë Komision janë : “Mnistrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtori i KEK-ut, Kryeshefi i agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, përfaqësuesit e  Inspektoratit  të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thuhet tutje në komunikatë” /ZERI/