Nesër mblidhet Qeveria

Aktuale January 28, 2018 - 21:02

Mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 09:30.

Kështu ka paralajmëruar Zyra për Komunikim me Publikun, duke treguar se në këtë mbledhje do të marr pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, ata nuk kanë bërë të ditur se për çka do të diskutohet në këtë mbledhje.

Kështu, nuk dihet nëse do të diskutohet edhe për kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit javën e kaluar e ka proceduar për në Qeveri kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.