Nisma e Limajt ndërron emrin

Aktuale January 28, 2018 - 19:25

Partia e themeluar prej të larguarve nga PDK-ja, Nisma për Kosovën, nuk do të quhet me emrin e themelimit.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, është vendosur që të quhet Nisma Social-Demokrate (NSD).

Por ndërrimi i emrit nuk ishte temë e re në këtë parti, pasi kishte qenë Jakup Krasniqi më herët që kishte propozuar emrin të cilët do ta mbajë tash e mbas kjo parti.

Ndryshe, partia e Fatmir Limajt u krijua nga njerëz që u larguan nga PDK-ja dhe arriti që në zgjedhjet e para të futej në Kuvend.

Legjislaturën e parë ishte opozitë, ndërkaq në këtë mandat ajo bën pjesë në Qeveri.

Në mbledhjen e Këshillit të NISMA-s të mbajtur sot në kryeqytet, është diskutuar edhe për Gjykatën Speciale dhe Demarkacionin me Malin e Zi.