Çka punojnë në zyre 70 zëvendsësministrat

Aktuale January 27, 2018 - 20:06

Shumë u fol dhe u shkrua për numrin tej mase të zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës.

U kritikuan rreptë, siç thuhej shpenzimet pothuajse kot nga buxheti i shtetit për këta zyrtarë qeveritarë.

Por si në fakt funksionojnë zëvendësministrat, në ç’mënyrë koordinohet puna e tyre, kur në një ministri janë deri në madje pesë zëvendësministra të partive të ndryshme që e përbëjnë koalicionin qeverisës.