Haradinaj: S'mund të konfirmojmë që është rrezikuar jeta e qytetarëve

Aktuale January 26, 2018 - 11:29

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se i vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë, por sipas tij, nëse arma ka qenë me gaz atëherë nuk ka qenë e rrezikshme për askënd, transmeton Zeri.info.

"Mua me vjen keq që një pjesëtar i kabinetit ndodhet në situatë apo pozitë konfuze për qytetarët. Ne duhet ta korrigjojmë veten. Ju kisha lutur të mos e marrim këtë si indiferencë të qeverisë ndaj aspekteve që kanë të bëjnë me rrezikime të jetës së njerëzve", ka thënë ai.

"Nëse arma ka qenë me gazë dhe policia e konfirmon atëherë nuk po flasim për vepër që mund të konfirmojë që ka rrezikuar jetën e njeriut", tha ai.

Atij i është kundërpërgjigjur Avdullah Hoti i LDK-së duke e pyetur atë se a pajtohet se kjo është jashtë etikes./ZERI.