Konjufca: Kryeministri e arsyetoi Dardan Gashi

Aktuale January 26, 2018 - 10:57

Glauk Konjufca nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes e ka quajtur të paligjshëm dhe të papranueshme sjelljen e zv.kryeministrit Dardan Gashi, transmeton Zeri.info.

"Kjo është një sjellje e keqe e një zyrtari të lartë. Sepse kjo qeveri ka ardhur në mandatin e saj duke dhënë premtime të mëdha për sundimin e ligjit. Ky është një problem sepse kemi pasur shkelje të ligjit dhe sepse është i dyti i qeverisë", tha ai.

Sipas tij, akoma me shqetësuese është se kjo ngjarje ka ndodhur në shtëpine e zv.kryeministrin tjetër.

 “Është më shqetësuese  arsyeja pse janë mbledhur të festojnë që një figurë e rëndësishme e qeverisë ka dalë i pafajshëm. Po shkelet ligji pse kanë dal të pafajshëm prej drejtësisë. Pra dalin të pafajshëm dhe shkelin një ligj tjetër", tha ai.

Konjufca tha se deklaratat e kryeministrit dhe ministrit të drejtësisë Abelard Tahiri janë krejt të kundërta.

"Kryeministri më shumë e justifikoi se sa e qortoi zv kryeministrin. I përmendi traditat por krejt i kundërt ka qenë ministri i tij i drejtësisë, Abelard Tahiri. Ishte i rreptë në deklarata ku tha se zv.kryeninistri e ka shkelur ligjin dhe duhet të përgjigjet ndaj drejtësisë", tha ai.

Sipas tij tek ne në Kosovë ekzistojnë qytetarët e zakonshëm dhe pushtetarët special.

"Pika qendrore e aktakuzës së prokurorisë e cila i dënoi katër deputet e VV-së, pika qendrore e aktakuzes është interpretimi i armës. Pra kjo tregoi që pushteti e ka shtrirë dorën mbi gjyqësorin", tha ai./ZERI.