LDK kërkon shkarkimin e një zëvendëskryeministri

Aktuale January 26, 2018 - 10:42

Armend Zemaj, deputet i Parlamentit të Kosovës ka prezentuar kërkesën për interpelancë ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi në një ndejë familjare.

"E kemi parë që kjo qështje për dike duket formale por keresa jonë është nisur nga parimi që institucionet duhet të udheheqen nga njerëz që ndiqen nga drejtesia. LDK mendon që është detyr e jona te kerkojme llogari per kete. Qytetarët duan siguri dhe nuk paguajne taksa per aventurat e ministrave dhe kabinetit qeveritar", ka thënë Zemaj, raporton 'Zëri.info',,

Zemaj ka thënë se Dardan Gashi ka shkelur rregullat e etikes dhe se kjo është fyerje për të gjithë qytetarët e Kosovës.

"Grupi paralmentar i LDK fton që të votojnë mocionin. Veprimet të tilla janë të dënueshme, ne kerkojmë menjëherë shkarkimin e ministrit Gashi", ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës po diskuton sot një varg pikash të rendit të ditës, kurse ka nisur me interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së. /Zëri/