Haradinaj në Rahovec në të njëjtën kohë me Gjuriqin

Aktuale January 26, 2018 - 10:03

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Mladen Sharçeviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të vijnë sot në Kosovë ku do të vizitojnë gjimnazin, institucionet parashkollore në Hoçë të Madhe dhe Rahovec.

Në orën 13:00  ata do të qëndrojnë në Rahovec, kurse më pas do të vazhdojnë vizitat në institucionet arsimore të fshatit Hoçë e Madhe, kanë bërë të ditur mediat vendore.

Ndërkohë, një vizitë në Rahovec sot ka paraparë të zhvilloj edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Zyra e kryeministrisë ka bërë të ditur se Haradinaj do të qëndroj në këtë komunë sot në ora 14:00.