Vetëvendosje mban konferencë për rastin 'Dehari'

Aktuale January 26, 2018 - 08:24

Lëvizja Vetëvendosje mban sot konferencë për media lidhur me kërkesën për hetimin ndërkombëtar të pavarur dhe të gjithanshëm sipas kërkesës së familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor rreth vdekjes së Astrit Deharit.

Konferenca mbahet në ora 13:00 në selinë e Vetëvendosjes.

Ndryshe, Astrit Dehari, aktivist i VV-së ka vdekur më 5 nëntor të 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.