Interpelanca e Haradinajt në seancën e nesërme

Aktuale January 25, 2018 - 19:17

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër me fillim në orën 10:00.

Kjo interpelancë e Haradinajt ishte paraparë të mbahej në seancën e sotme por që Haradinaj nuk u paraqit, pasi në kohën e njejtë me mbajtjen e seancës, i pari i ekzekutivit ishte në një vizitë në Gjilan.

Në rendin e ditës për seancën e nesërme si pikë e fundit është interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Rendi i ditës: 

1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,
4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,

5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,
6. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
7. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
8. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit, 
9. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,
10. Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim,
11. Shqyrtimi i dytë të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
12. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.