Kamishi ia kthen Sami Lushtakut që e quajti zagar: Jam profesor nuk bie në nivelin tënd

Aktuale January 25, 2018 - 18:53

Pasi Sami Lushtaku e shkarkoi nga pozita e nënkryetarit të degës të PDK’së në Skenderaj dhe e quajti Zagar në një prononcim për Gazetën Express, iu thotë se nuk komenton nivele të tilla, pasi që është profesor universitar dhe deputet i zgjedhur.

Deputeti Haxhiu, i njohur si Kamishi, për Gazetën Express ka thënë se nuk bie në nivelin e Lushtakut, që e quajti zagar.

“Unë jam profesor universitar, deputet i zgjedhur nga populli dhe invalid i UÇK-së. Jam rritur në një familje ku gjithë jetën është folur për edukatë, arsimim, humanizëm dhe atdhedashuri. Andaj, nuk komentoj në nivele të tilla”, ka thënë Kamishi.

LEXO EDHE: Sami Lushtaku e ofendon rëndë Bekim Haxhiun

Mirëpo, përkundër asaj që e tha për të Lushtaku, Kamishi vazhdon të refuzojë vendimin për shkakrimin e tij nga nënkryetari i degës në Skenderaj.

 “Megjithatë ju e keni parë se dje 70%, ndersa sot janë afro 80% e  nëndegëve dhe seksioneve të PDK-së në Skenderaj që i kanë dhë përgjigje gjoja atij "vendimi", duke e kundërshtuar qartazi dhe duke mos iu nënshtruar diktateve të atyre që nuk po kontribuojn për të mirën e PDK-së.”

E, për këto nënshkrime të nëndegëve, sot gjatë ditës, Sami Lushtaku, tha se Kamishi i ka falsifikuar nënshkrimet e mbledhura kundër tij nëpër degë.

 “Kushdo që përdorë fjalor të tillë nuk është nivel i imi dhe as i një qytetari të ndërgjegjshëm, nuk kam koment tjetër”, ka përfunduar Kamishi. 

Në bastionin e PDK’së, Skenderajn, vetëm para dy ditëve filluan akuzat brenda hierarkisë së degës së kësaj partie. Kryetari i degës, Sami Lushtaku, bashkë me disa anëtarë, unanimisht kishin shkarkuar nënkryetarin e degës, Bekim Haxhiun, i cili nuk po pajtohet me vendimin dhe se atë mund ta shkarkojë vetëm kryetari i PDK’së, Ksdri Veseli.

Mirëpo, Lushtakun nuk po e brengosin përpjekjet e Kamishit për t’u kthyer aty ku e kishte vendin deri para se kryetari i degës ta shkarkonte.

Lushtaku ka thënë sot se vendimi është marrë pasi ai bashkë me anëtarët që e kanë votuar shkarkimin e Kamishit dhe shtatë asamblistëve, e kanë konsideruar se të njëjtit kishin vepruar kundër vendimeve të partisë.

Sipas Lushtakut, Kamishi po provon t’i bëjë rivalitet në Skenderaj, por këtë nuk do të mund ta arrijë, pas kryetari i degës është i sigurt se ka gjithë përkrahjen.

“Atij zagarit, Kamishit, i pëlqen të fshihet pas njerëzve të tjerë dhe le të fshihet, por unë nuk kam asnjë problem as nuk më pengon Bekim Jashari”, tha ndër të tjera Lushtaku për Kamishin. /Express/