Sami Lushtaku e ofendon rëndë Bekim Haxhiun

Aktuale January 25, 2018 - 16:44

Në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj kanë filluar të dalin në pah disa plasaritje të brendshme, ani pse një gjë e tillë po mohohet nga kryetari i saj.

E gjithë kjo erdhi kur kryetari i degës, Sami Lushtaku, shkarkoi nga detyra e nënkryetarit Bekim Haxhiun dhe shtatë anëtarë të kryesisë, me arsyetimin se janë të papërgjegjshëm rreth punëve të partisë. U përplasën me akuza e kundërakuza dhe ende s’ka pajtim ani pse nëndegët i kërkuan kryetari ta tërheq vendimin e marr.

Megjithatë, Lushtaku në një intervistë për lajmi.net, tha se ato nënshkrime nuk i kanë shkuar ende atij, por ai e quajti vetën ‘burrë të fjalës’ dhe nuk i bien pishman për atë që ka bërë.

Lushtaku e quan zagar Bekim Haxhiun të njohur si Kamishi dhe komenton nëse djali i tij, Mërgimi, është kandidat për kryetar të degës në Skenderaj, pretendim ky nga Haxhiu në deklaratën për lajmi.net të 23 janarit.

Intervista e plotë:

Lajmi.net: Zoti Lushtaku, është nënshkruar një peticion nga nëndegët e PDK-së në Skenderaj, ku kërkohet që ju ta shfuqizoni vendimin për shkarkimin e Bekim Haxhiut dhe shtatë anëtarëve të tjerë të partisë. A do ta zmbrapseni nga vendimin që e morët disa ditë më parë?

Sami Lushtaku: E para punës asnjë nënshkrim mua nuk më ka ardh. Nënshkrimet që i ka prezantuar z.Haxhiu 80 për qind janë nënshkrime që i kanë bërë vet, se paku në bazë të njerëzve që më kanë thirr në telefon dhe më kanë thënë që z.Haxhiu ka falsifikuar.

E dyta, vendimet që unë i marr dhe kryesia e partisë janë të pakthyeshme, do me thënë nuk kthehen mbrapsht.  Unë njihna prej atyre burrave që kur të marr një vendim i shkoj deri në fund, nuk jam prej atyre burrave që i bien pishman.

Lajmi.net: Zoti Haxhiu natën e 23 janarit tha se shkarkimi i tij vije pasi ju po synoni ta sillni djalin tuaj, Mërgimin, në krye të degës së Partisë Demokratike të Kosovës. Cila është e vërteta e krejt kësaj çështjeje?

Sami Lushtaku: Puna jem është goxha interesant, kush do me fitu poena duhet me u rrokë me mu. Njëherë ma kanë akuzu djalin se po don të jetë kryetar i komunës, tash kryetar i degës, kjo nuk qëndron. Djali jem është deputet i parlamentit të Kosovës i cili ka marr 20 mijë vota dhe djali jem nuk ka ambicie dhe ëndërr nuk i ka shku që të jetë kryetar i degës. Kjo është gjuajtje e ultë e Bekim Haxhiut si zagar që është ai edhe kjo është mënyra e tij, kështu që nuk kam najfar komenti tjetër.

Lajmi.net: Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur zgjedhjet e brendshme, a do të jeni ju përsëri kandidat për kryetar të degës në Skenderaj?

Sami Lushtaku: Kjo nuk varet prej dëshirave, kjo varet prej subjektit tim politik, prej Partisë Demokratike dhe prej kryetarit. Nëse ai vendos dhe donë që unë me qenë kryetar, unë me siguri që do të kandidoj, por nëse vullneti është ndryshe deri atëherë, unë me siguri nuk kandidojë. Problemi është se do të jetë një garë që do të zhvillohet brenda Partisë Demokratike, kështu që, po presim, hale nuk kom vendos.

Lajmi.net: Zotëri Lushtaku, në media qarkullojë një lajm se disa nëndegë janë ngritur kundër jush dhe janë larguar nga PDK e Skenderaj. A ka përçarje brenda partisë dhe shkaku i kësaj a është Bekim Haxhiu dhe ju?

Sami Lushtaku: E para punë kjo nuk qëndron hiç, hiç, asnjë nëndegë nuk është largu nga partia demokratike. Unë jam në teren qetash bile, jam nëpër Drenicë dhe asnjëherë Partia Demokratike nuk ka qenë më e fortë. Z.Haxhiu dje tha është rreshtu pas Bekim Jasharit, po të mos isha unë ai që ka vendos që të mos kandidojë, Bekim Jashari nuk do të ishte kryetar komune. Do me thënë unë me dëshirën më të madhe e kam bërë këtë punë, edhe e kam nënshkru i pari e pas meje nënshkrimin e kanë dhënë edhe këta tjerë. Kjo tash nuk qëndron po Kamishi si zagar që është, ai qeshtu është gjithmonë, është punë e tij. Ai e ka dëshirë, e ka qejf me qenë në media me qenë top lajm, e unë nuk i kam ato dëshira, me mujt në media kurrë nuk dal.