Vuçiç do të bëjë të ditur për pak muaj zgjidhjen për Kosovën

Aktuale January 25, 2018 - 16:15

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të bëjë publike për pak muaj rezultatin e dialogut të brendshëm për Kosovën. Për këtë problem pritet të mbahet dhe një referendum popullor.

Serbia është në pritje të strategjisë për Ballkanin e cila mund ta favorizoj bashkë me Malin e Zi që në vitin 2025 të jenë anëtare të Bashkimit Evropian. Problem mund të jetë Kosova dhe për këtë flitet se mund të ketë referendum. Një dialog i brendshëm është zhvilluar dhe rezultatin e tij pritet ta bëj public vet presidenti serb. Ekspertët që merren me Ballkanin thonë se këtë datë mund ta arrinë edhe vendet si Shqipëria apo Maqedonia nëse zgjidhin problemet. Strategjia për Ballkanin pritet në fillim të Shkurtit në Bruksel. 

Mundësi për të zgjidhur problemin e Kosovës në një referendum. Intensifikimi i kërkesave për zgjidhje paralajmëron një marrëveshje obligative ligjore. Për pak muaj presidenti Alleksandar Vucic thotë se do të njoftoj idenë e tij.

Marko Savkovic, i Qendra për politika të veçanta, beson se viti 2025 mund të jetë real për integrim, por edhe sfidues.

Marko Savkovic, Fondi beogradas për politika të Veçanta: Kemi kërcënime ndaj institucioneve demokratike dhe pavarësisë së tyre janë sfidat më të mëdha në Ballkan. Natyrisht që për Serbinë zgjidhja e problemit të Kosovës është gjithnjë i pranishëm, por ekziston një proces i bindjes se faktorëve që në vitin 2019 do të jetë fundi i problemit, por nuk e dimë çfarë do të ndodh më pas e që është e rëndësishme.

Janë 52 për qind të serbëve që do ta votnin pro hyrjen në Bashkimin Evropian. Por, që konsiderohet rritje për disa për qind. BE pritet ti ndaj nga dy vendet e Ballkanit. Serbia dhe Mali zi duken favorite për thyrjen e murit të zgjerimit.

 

Marko Savkovic, Fondi beogradas për politika të Veçanta: Është një ide që këtyre vendeve tu thuhet se nëse kryeni detyrat do të shpërbleheni. Nëse mundet Mali i Zi dhe Serbia që ka shumë problem atëherë do të mund ta arrijnë edhe vendet e tjera. Efekti I BE-së dhe NATO ka efekte pozitive edhe te vendet tjera.

Zgjidhje intensive të ngatërresave të krumbulluara prej dekadash kërkojnë shumica e vendeve me fqinjët e tyre. Por, aq sa numri i tyre duken edhe sfidat. Kosova përmendet si një nga pengesat në rrugën e bisedimeve për Serbinë./abcnews.al