Fisnik Ismaili kundër Liburn Aliut

Aktuale January 25, 2018 - 15:25

 Fisnik Ismaili përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Liburn Aliut kundrejt Dardan Molliqaj, transmeton "Zëri.Info".

Sipas Ismailit, Kurti në atë takim nuk e ka mohuar  se ka thënë për Shpend Ahmetin që është bërë krahë ambasadorëve për ta rrëzuar Kurtin.

“Edhe unë isha në atë mbledhje kur u konfrontue Albini me pyetjen se a ka thanë vërtetë se Shpendi është i dërguem prej ambasadave. Albini nuk e mohoi që ka thanë qashtu.” Ka shkruar ai.

Poashtu thotë se Kurti as që e ka marrë mundin për të ju treguar që i beson Ahmetit dhe e akuzon Aliun për keqpërdorim të mirësisë së Ahmetit në LVV.

 “Të vërtetën, Liburn, thuje si burrat, edhe pranoje si burrat. Çka ke ti me Molliqajn, problem i yt, veç me e keqpërdorë mirësinë e Shpendit, valla unë reagoj, nëse s'reagon ai.”, ka thënë ai /ZERI

 

LEXO EDHE KËTË : Liburn Aliu: Deklaratat e Molliqajt janë gënjeshtër

Ja ky është  postimi i tij i plotë:

 

Për hir të korrektësisë edhe të vërtetës, Liburn:

Edhe unë isha në atë mbledhje kur u konfrontue Albini me pyetjen se a ka thanë vërtetë se Shpendi është i dërguem prej ambasadave.

Albini nuk e mohoi që ka thanë qashtu. Madje vazhdoi me e dhanë një spjegim të pakuptimtë në lidhje me Dell-in në 2010. Really?

7 vjet pune, përkushtimi e dashnije, edhe me ia përmendë Dellin prapë?

Prandej jo, Liburn. Albini as nuk e mohoi që ka thanë, as nuk na bindi qaty që i beson Shpendit.

Të lutem mos e përdor Shpendin si mjet në betejën tande me Molliqajn. Të paktën jo në qet rast, kur po del se ky i fundit s'paska rrejtë. Inçizimet e mledhjes janë.

Për ma tepër, edhe vetë Shpendi tha që e ka dëgjue këtë edhe prej njerëzve të tjerë të afërt me Albinin.

Shpendin lene rahat, se nëse dikush në qat Lëvizje i ka dhanë zor me e mbajtë bashkë, është pikërisht ky njeri, pavarësisht sa gjanat e padrejta për të po del se janë thanë e mendue

Të vërtetën, Liburn, thuje si burrat, edhe pranoje si burrat. Çka ke ti me Molliqajn, problem i yt, veç me e keqpërdorë mirësinë e Shpendit, valla unë reagoj, nëse s'reagon ai.