Zeka: Kuvendi e ka fajin për katrahurën ku është thelluar Kosova

Aktuale January 25, 2018 - 11:54

Milaim Zeka deputet i Nismës për Kosovën është shprehur i mllefosur për ndryshimet që ekzistojnë në paga.

Sipas tij nuk është aspak e drejtë që drejtori i trustit merr një pagë prej 6000 euro në këtë varfëri qe gjendet Kosova, raporton “Zeri.info”.

Ai ka thënë se ka pasur shpresa tek Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputet të LDK-së që do ta luftojnë korrupsionin.

“Katrahura ku Kosova është fundosë është si rezultat i mospunës së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Zeka raporton “Zeri.info”.

"Do i kisha ndryshua të gjitha bordet sepse asnjë bord nuk ka shkarkuar asnjë drejtor të bordit prandaj kanë bërë aleancë hajdutët me hajdutë", ka thënë Zeka.