Donika Kadaj-Bujupi del në konferencë "për të mos thënë asgjë"

Aktuale January 25, 2018 - 11:20

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Donika Kadaj-Bujupi, mbajti konferencë për media, për të raportuar se çfarë ndodhi brenda mbledhjes së këtij komisioni.

Kadaj-Bujupi tha se në këtë mbledhje është kërkuar që të rritet vigjilenca ndaj Veriut, dhe ka kërkuar që kjo pjesë të ketë më shumë vëmendje.

Gjithashtu ajo më tej thotë se deputetët kanë kërkuar t’i shpërbëjnë bandat kriminale në Veri dhe institucionet e vendit të rrisin sigurinë atje.

Kryetarja e Komisionit ka deklaruar se kjo kërkesë për sigurinë shtesë në Veri është bërë për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.