Zvicra është vendi më i lirë në botë

Aktuale January 25, 2018 - 11:08

Zvicra është vendi më i lirë në botë në Indeksin e Lirisë Njerëzore, të publikuar sot.

Indeksi përdor 79 tregues të lirive personale, civile dhe ekonomike për të renditur 159 vende dhe autoritete në mbarë botën.

Në pesëshen e parë, pas Zvicrës radhiten Hong Kongu, Zelanda e Re, Irlanda dhe Australia.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Kroacia është radhitur në pozitën numër 43, Mali i Zi 51, Serbia 55, Bosnja dhe Hercegovina 57 dhe Maqedonia 60.

Indeksi është publikuar nga Institucti Cato në SHBA, Instituti Fraser në Kanada dhe Fondacioni Friedrich Naumann në Gjermani.