Ja çfarë ndodhi mes Kurtit dhe kundërshtarëve të tij në Kuvend

Aktuale January 25, 2018 - 10:54

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë pothuajse të gjithë deputetët.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duket se nuk i ka prishur raportet me të gjithë kolegët.

LEXO EDHE: Këta janë dy deputetët e rinj të Vetëvendosjes që u betuan sot në Kuvend

Edhe pse po kundërshtohet brenda partisë nga shumë anëtarë të tjerë dhe tashmë janë ndarë në dy grupe, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti është parë teksa përshëndetët me deputetin Dardan Sejdiu dhe Dukagjin Goranin, raporton lajmi.net.

Vetëvendojse më herët ka deklaruar se mospajtimet brenda partisë nuk do të ndikojnë në vendimet që do t’i marrin në Kuvend.

Image

Image