Teuta Rugova i rikthehet Kuvendit

Aktuale January 25, 2018 - 10:22

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancën e parë plenare për vitin 2018 e cila është vazhdim i seancës së fundit.

‘Befasi’ e seancës së sotme është pjesëmarrja e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova e cila ka munguar për një kohë të gjatë, raporton lajmi.net.

Pikat e rendit të ditës së sotme janë këto:

Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.

Image
Image