Ambasadorja e SHBA-ve në OKB flet me ambasadorin serb për Kosovën

Aktuale January 25, 2018 - 09:13

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley ka takuar homologun e saj, ambasadorin serb, Milan Millanoviq.

Ishte vetë Haley që përmes një postimi në Twitter ka treguar se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Patëm një takim produktiv me ambasadorin serb, Millanoviq lidhur me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, për gjetjen e një zgjidhjeje për të cilën pajtohen të dyja vendet dhe për zgjerimin e paqes në rajon”, ka shkruar ajo.

Image