Molliqaj: Kurti kërkoi që të hiqen vijat e kuqe me PDK-në për të arritur në pushtet

Aktuale January 24, 2018 - 22:26

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, ka vazhduar rrëfimin e tij për ngjarjet brenda “Vetëvendosjes”.

Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se ka qenë vetë Albin Kurti, i cili në mbledhje të Këshillit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka kërkuar që të hiqen vijat e kuqe për PDK-në dhe se sipas tij, kjo është e dokumentuar dhe e incizuar.

“Ekziston incizimi me kamerë i mbledhjes së prillit 2016. Debati mes meje dhe Albin Kurtit. Vetëm le të deklarohet që nuk është e vërtetë... Ne duhet ti heqim vijat e kuqe edhe me PDK-në. Sepse mund të ndërroj PDK-ja. Aty ishim rreth 200 veta. Dhe ai thotë kur të fitojmë ne ka me pas ndryshime edhe në PDK edhe në LDK edhe nuk duhet të kemi pika të kuqe me PDK-në dhe të shohim se me kënd na përputhet planplogrami. Ekziston video-iniczimi i mbledhjes dhe nëse ata thonë se kjo që po e them nuk është e vërtetë dhe le ta qesin në publik atë material edhe më pas le ta vlerëson populli”, ka thënë Molliqaj, i cili shtoi se një gjë të ngjashme ia ka thënë personalisht edhe atij edhe Ymerit, por që sipas tij, këtë nuk mund ta dokumentoj sepse kjo është thënë vetëm në takimin mes këtyre treve.

LEXO EDHE: Molliqaj: Kurti thirri aktivistë që të më rrahin

“Edhe në takim mes meje, Visar Ymerit edhe Albin Kuritit ka thënë që të heqim vija të kuqe sepse ai (Albini), na ka thënë se PDK është konstantja në pushtet, ndërsa variablat po ndryshojnë por kjo nuk është e incizuar dhe nuk mund ta dokumentojmë sepse kemi qenë vetëm unë, Visari e Albini”, deklaroi tutje Molliqaj.