Molliqaj: Kurti më akuzoi se po bashkëpunoj me UDB-në kundër tij

Aktuale January 24, 2018 - 21:56

Për herë të parë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj rrëfen se si filloi përçarja në ‘Vetëvendosje”.

Molliqaj në “Rubikon”, të KTV-së, ka thënë se arsyeja e përçarjes së “Vetëvendosjes”, është pikërisht Albin Kurti.

Sipas tij, ai është larguar nga kjo Lëvizje për shkak se Kurti e ka akuzuar se po bashkëpunon me UDB-në dhe me persona të tjerë.

LEXO EDHE: Kadaj-Bujupi tregon se si do veprojë grupi parlamentar i VV-së pas përçarjes

.”....Më tregon Visari mu se Albini i ka thënë që Dardani po dëshiron me u bërë kryetar....dhe unë jam gëzua për këtë. Edhe më pas e kam ftuar në zyre edhe i kam thënë që është dashur të më tregosh..... edhe i kam thënë unë nuk jam i denjë për kryetar të “Vetëvendosjes”. Ai ëm tha unë t\kom pas njeri më të afërt edhe unë e kam mendua që ti duhesh me qenë kryetar i “Vetëvendosjes” edhe kjo pse e kam bërë është që ti nuk ki dëshirë për pushtet, por ti e din që ndaj meje ka pas edhe pasur grupacione që të më zhdukin nga skena politike..... një prej grupeve që kanë këtë interes është UDB-ja dhe Shtanishiqi.... unë i thashë se a jam unë në këtë trajektore. Dhe ai më tha që ti je i vetëdijshëm për këtë skenë të shërbimit dhe po të pëlqen këtë....Pra që sipas tij, unë po bashkëpunoj me shërbimin sekret serb për ta eliminuar atë.... Shpend Ahmeti ka marrëveshje me ambasadat e huaja në Prishtinë për të më luftuar mua, ndërsa ti ke marrëveshje ose s’po e di që ke marrëveshje kundër meje’,më ka thënë Kurti.....E ftoj zotin Kurtin publikisht që të vij në debat televiziv dhe të ballafaqohemi e ta zgjidhim këtë. E di që ai nuk do të vij në debat, por le ta zgjidh cilindo përfaqësues që ai thotë që mua më përfaqëson me këtë problematikë vetëm dua një konfirmim prej Albinit që ai përfaqëson Albinin dhe do të ballafaqohemi dhe nuk ka nevojë më që të jemi në distancë të bëjmë debat në distancë”, ka thënë ndër të tjerash Molliqaj.