Serbia ankohet se s'ka marrë asnjë informatë të re për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale January 24, 2018 - 21:37

Drejtori i i Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, ka thënë se as pas shtatë ditësh nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, organet serbe të drejtësisë nuk kanë marrë asnjë informatë të re për këtë.

Ai ka theksuar se rezultatet konkrete të hetimeve janë mënyra e vetme për të shkuar përpara në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Serbisë nuk i është dërguar asnjë informatë e re për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ne edhe më tej kërkojmë që organet serbe të përfshihen në hetime”, ka thënë ai për Radio Beogradin.

Gjuriq ka shtuar se për këtë rast janë angazhuar më shumë njerëz në Serbi se sa në Kosovë.

Sipas tij, atentati është bërë një vit pas obstruksioneve të palës shqiptare për vazhdimin e dialogut të Brukselit.