Deputetët që kërkuan shfuqizimin e Speciales, në listë të zezë për viza

Aktuale January 24, 2018 - 20:36

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, që kërkuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nuk do të mund të marrin më viza.

Emrat e 43 prej tyre, siç ka mësuar Gazeta Express, nga burimet diplomatike, kanë hyrë në një listë të zezë të përpiluar nga shtetet mike të Kosovës.

Nismës së deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, ia kanë parë sherrin deputetet që e kanë vënë nënshkrimin e tyre në mbështetje të saj.

43 deputetët, që në vitin e kaluar kanë nisur procesin e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, janë futur në një listë të zezë për viza.

LEXO EDHE: Corteville: Ambasada e SHBA-së po diskuton për masat ndaj liderëve nëse vendosin për shfuqizimin e Speciales

Ata nuk do të mund të pajisjen me viza nga shumë shtete perëndimore, mike të Kosovës.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta diplomatike se ky vendim është marrë pasi këta deputetë kanë dalë kundër qëndrimeve të Ambasadave, që përfaqësojnë shtetet më të fuqishme në vend.

Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës pati ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Nait Hasani, Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj Gutaj, Xhevahire Izmaku, Abdyl Salihu, Fadil Beka, Ganimete Musliu, Flora Brovina, Mergim Lushtaku, Sala Berisha Shala, Memli Krasniqi, Emilja Redzepi, Etem Arifi, Duda Balje, Albert Kinolli, Bahrim Shabani, Danush Ademi, Shkumbin Demaliaj, Ahmet Isufi, Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, Rasim Selmanaj, Bekë Berisha, Blerim Kuçi, Gani Dreshaj, Muharrem Nitaj, Daut Haradinaj, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Evgjeni Thaçi Dragusha, Mexheide Mjaku Topalli, Blerta Deliu Kodra, Safete Hadërgjonaj, Andin Hoti, Zenun Pajaziti, Milaim Zeka, Enver Hoti, Albulana Balaj Halimaj, Zafir Berisha, Haxhi Shala, Bilall Sherifi, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri dhanë nënshkrimet për të kërkuar shfuqizimin e Speciales.

Nisma e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasoi një peticion të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin kërkonin nga Kuvendi i Kosovës ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ndaj nismës së shfuqizimit të Gjykatës Speciale kanë dalë thuajse të gjithë ambasadorët që veprojnë në Kosovë. Ata madje paralajmëruan edhe rreziqe që mund t/i bartë Kosova nëse shfuqizohet kjo Gjykatë.

Mandati i Gjykata Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.