Vuçiq arrin në Davos, takohet me Ramën

Aktuale January 24, 2018 - 16:35

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas mbërritjes në Davos, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me të cilin do të zhvillojë edhe një takim bilateral të enjten.

Ai do të marrë pjesë në takimet në Davos me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe presidentin amerikan, Donald Trump.