Nesër mbahet Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj Dardan Gashit

Aktuale January 24, 2018 - 16:20

Nesër, pas një ndërprerje disa javësh, do të mblidhet Kuvendi i Kosovës, në një seancë plenare, që do të jetë vazhdim i asaj të ndërprerë në dhjetor.

Pikë e rendit të ditës do të jetë edhe Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtjen me armë nga Dardan Gashi i cili ka pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, raporton Gazeta Blic.

Image

Ndryshe, Seanca do të nisë në orën dhjetë 10:00.