Ish-gazetari serb në Kosovë hyn në grevë urie, kërkon përkrahje nga shteti i Kosovës

Aktuale January 24, 2018 - 10:25

Me arsyetimin se ka mbetur pa punë e papërkrahjen e shtetit të Kosovës, ish-gazetari serb në Kosovë, Bojan Bozhoviq ka vendosur të futet në grevë urie, shkruan GazetaBlic.

Ai me anë të një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ndodhet në spitalin rajonal në jug të Mitrovicës, duke marr trajtim mjekësor pasi ka probleme me zemër.

Bozhoviq ka treguar se ka vendosur ta vazhdoj me grevën deri sa t’i plotësohen kërkesat, dhe ka shkruar që pret përgjigje nga zyrtarët kosovarë.

Ky është shkrimi i plotë i Bozhoviqit në “Facebook”:

 

Të nderuar miq. Është dita e dytë që kam vendosur të hy në grevë urie dhe as ujë të mos pi në mënyrë që të tërheq vëmendjen për pa drejtësinë karshi meje.

Nuk kam punë të siguruar dhe asnjë lloj ndihme nga shteti i Kosovës e tani as dokumentet personale nuk mund t’i marrë. Nuk mund të marrë patentë shoferin pa një dëshmi nga MUP-i serb e ju të gjithë e dini se unë në Serbi asnjëherë ma nuk dua të shkoj.

Për këtë arsye kam vendosur që t’i lutem presidentit ,kryeministrit dhe ministrit të policisë të më gjejnë një punë adekuate dhe pas asnjë lloj kushtëzimi të ndryshojnë patentë shoferin e Republikës së Serbisë me atë të Republikës së Kosovës.

Deri sa nuk më plotësohen këto dy kushte nuk do marr ushqim dhe ujë e as terapi për zemër.

Mjekët në spitalin e Mitrovicës jugore më kanë këshilluar që nëse nuk marr ilacet dhe ujin gjendja e shëndetit tim do të përkeqësohet gjatë ditës.

Ndërsa unë megjithatë kam vendos të vazhdoj me grevën deri sa të më plotësohen kërkesat dhe pres përgjigjen nga zyrtarët kosovar.

Jam sigurt se edhe gazetarët kosovar gjithashtu me mbështesin për të realizuar të drejtat e mia dhë do të informojnë për kërkesat e mia.