PDK shkarkon Bekim Haxhiun dhe 7 anëtarë të tjerë në Skenderaj

Aktuale January 23, 2018 - 19:50

Kryesia e degës së PDK në Skenderaj ka përjashtuar nga Partia Demokratike e Kosovës 7 anëtarë të zgjedhur në Kuvendin komunal të Skenderajt, raporton 'Zëri.info'

Ky vendim është marrë në një mbledhje të kryesisë së degës së PDK në Skenderaj, që është mbajtur të marten.

Në një komunikatë për medie, dega e PDK-së ka njoftuaar se me vota unanime të anëtarëve të Kryesisë pjesëmarrës në mbledhje, janë përjashtuar 7 anëtarë të saj, ndërsa vendimi ka ardhur për shkak të mosrespektimit të vendimit unanim të organeve të partisë lidhur nominimin e kandidatit të PDK-së për kryesues të Kuvendit, duke u rreshtuar krah subjekteve opzitare në Kuvend, dhe duke shpërfillur madje edhe ftesat për konsulta nga organet drejtuese të PDK-së.

”Këto veprime, Kryesia e degës i cilëson si shkelje flagrante të Statutit të PDK-së, neni 65 paragrafi 1, sipas të cilit “Të gjithë anëtarët e PDK-së, përfshirë edhe ata që janë në pozita të larta udhëheqëse brenda PDK-së të cilët shkelin statutin, vendimet e organeve të PDK-së, programin, devijojnë nga politika e PDK-së, se në ndonjë formë tjetër shkelin parimet dhe vlerat e PDK-së, ndaj tyre shqiptohen masa diciplinore”, paragrafi 2 “masa diciplinore “. Pika (f), “ Përjashtimi nga PDK” Në bazë të vendimit anëtarët e Kuvendit të përjashtuar janë: 1. Azem Gashi, 2. Musa Fazliu, 3.Fatbardha Haliti, 4.Ilir Ejupi, 5.Sami Aruqi, 6.Driton Hetemi, 7.Fatlume Kodra. Gjithashtu Kryesia e degës, me propozim të Kryetarit Sami Lushtaku ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin e më hershëm për emërimin e Bekim Haxhiut nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj. Në bazë të këtij vendimi Bekim Haxhiu që nga sot (e marte) nuk është nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ndërsa i njejti vazhdon të jetë anëtar i Kryesisë së degës së PDK-së në Skenderaj”, thuhet ne komunikatë.

Në arsyetimin e propozmimit, të votuar unanimisht, z Sami Lushtaku ka thënë se Haxhiu ka nxitur përqarje brenda PDK-së dhe nuk ka përfillur vendimet dhe qëndrimet politike të organeve legjitime të PDK-së dega në Skenderaj. /Zëri/