Ish-aktivisti Hyseni 'godet' Albin Kurtin

Aktuale January 23, 2018 - 19:41

Ish- anëtari i kryesisë së VV-së, Zgjim Hyseni ka folur për problemet e shfaqura në këtë subjekt politik.

Hyseni ka thënë se Visar Ymeri e Glauk Konjufca kanë përpiluar një marrëveshje për me dalë nga kjo situatë.

“Ajo marrëveshje është pranue prej Dardan Molliqajt, por është refuzue nga Albin Kurti. çka kjo tregon se nuk është çështje te problemet konceptuale, por ka diçka tjetër”, shprehet ai.

LEXO EDHE: ‘Të rebeluarit do të habisin, do të formojnë Grup Parlamentar me kaq deputetë”

Hyseni ka thënë se është e papranueshme metoda e shpifjeve që po bëhet ndaj disa anëtarëve të VV-së, të cilët kohët e fundit janë larguar nga pozitat që i kanë mbajtë në këtë subjekt.

“VV po rrëshqet drejt një stabiliteti konspirativ, ku gjithmonë kërkohet një armik i brendshëm”, ka theksuar Hyseni.

Hyseni tregon se gjithmonë “janë frikësuar prej njerëzve të ri që kanë ardh në VV”.

Ndër të tjera ai thotë se nuk ka aspak rëndësi kush e ka themeluar VV-në, dhe ai të trajtohet si “zoti i shpisë”.