'Opozita e ka humbur rrugën në oborr'

Aktuale January 23, 2018 - 18:56


Peci: Opozita e ka humbur rrugën në oborr
Autori: Lajmi.netLajme, Politikë18:45, 23 January 2018
Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it dhe ish-ambasadori i Kosovës në Suedi , Lulzim Peci, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj opozitës kosovare duke i cilësuar si shumë të dobët në performancën e tyre, pavarësisht numrave në Parlament.

Peci, shprehet se po turpërohet prej heshtjes së opozitës dhe faktit që ata e kanë humbur rrugën në oborrin e tyre ,transmeton lajmi.net.

Këto kritika, drejtori ekzekutiv I KIPRED-it I ka bërë përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ky është postimi i Pecit në Facebook:

 “Kosova kurre nuk ka pasur opozite me te forte me numra e me te dobet me performance.

Na mbuluan skandalet dhe korrupcioni sistematik, dhe ju po heshtni. Per cfare ju ka zgjedhur populli?

Sa po me vjen turp prej marreve te koalicionit qeveritar, po aq po turperohem prej heshtjes se opozites dhe rruges qe e kane humbur ne oborrin e tyre.”