Qeveria ka një muaj kohë të shqyrtojë materialin për shfuqizimin e Speciales

Aktuale January 23, 2018 - 17:50

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka marrë materialin që ka të bëjë me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Shefi i Zyrës për Informim në Qeveri, Halil Matoshi, i ka thënë lajmi.net se ende nuk e kanë pranuar materialin zyrtarisht.

“Zyrtarisht materiali nuk është ende në Qeveri, posa ta marrim do të shqyrtohet dhe do të ndiqen gjitha procedurat e rregullta do të merren opinionet e tri digastereve të involvuara në proces që janë Ministria e Integrimeve, Ministria e Financave për të parë a ka kosto financiare si dhe Ministria e Drejtësisë si sponsore e projektligjeve të natyrës së tillë dhe do të procedohet me afat optimal në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  ku dhe duhet të marrë epilog”, ka deklaruar Matoshi. 

Ai ka shtuar se ende nuk është paraparë të mbahet ndonjë mbledhje nga ana e qeverisë lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka mbeldhje të paraparë njëher pa u marrë zyrtarisht materiali nuk ka iniciativë në këtë aspekt, por në anë tjetër Qeveria ka një muaj ditë afat ligjor që të shqyrtojë këtë çështje”, ka përfunduar Matoshi.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës dje vendosi që iniciativën për shfuqizimin e Speciales t’ia dërgojë Qeverisë.