Beqiri në Strasburg, rikujton qëndrimet e LDK-së për Specialen dhe Demarkacionin

Aktuale January 23, 2018 - 12:58

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri është duke marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Me këtë rast, Beqiri ka theksuar se ka shfaqur sërish qëndrimet e qarta të LDK-së se janë kundër shfuqizimit të Speciales dhe janë për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Indeksonline.

Takimet në fjalë vazhdojnë deri të premten.

Ky është statusi i plotë:

Të nderuar miq
Këto ditë jemi në Strasbourg,në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Mora pjesë në takim të Grupit Parlamentar të Partive Popullore (EPP) ku ne LDK,jemi anëtarë.
U takova me z.Joseph Daul ,Presidentin e Partive popullore Evropiane.E informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së,veqmas për dy qështjet preokupuese keto ditë: Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Poashtu në GP të EPP-së u mbajtën votime për 4 Kryetar(Komisioner)të katër Komisioneve të KE që do të udhëhiqen nga përfaqësuesit-Deputetët e EPP-së.
Takuam z.Jordi Roca Mas,raportuesin për Kosovë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Takimet vazhdojn deri të premten,në GP të EPP dhe Komisionet e ndryshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
I.Beqiri