Daçiq: BE-ja beson në përralla nëse mendon se do ta njohim pavarësinë e Kosovës

Aktuale January 23, 2018 - 12:13

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot që qendrimet e zyrtarëve të lartë të BE-së se viti 2018 është një vit vendimtar për Kosovën,” janë përralla”.

Ai për një televizion serb tha se do të ishte mirë që të gjindej një zgjidhje permanente me Kosovën, mirëpo për momentin kjo gjë është joreale dhe e pamundur.

“Skepticizmi im është i bazuar në realitet, që do të thotë se nëse dikush flet se si të gjindet një zgjidhje për Kosovën, perëndimi mendon që ne duhet të pranojmë Pavarësinë e njëanshme të Kosovës.Nëse këto janë pritjet për vitin 2018, un mund të them me siguri të plotë se këto janë përralla”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse pritjet e diplomatëve evropianë për 2018 janë që Kosova të marr një ulëse në OKB, Daçiq u përgjigj:

“Vetëm Këshilli i Sigurimit mund të marr një vendim të tillë, Kina dhe Rusia si anëtarë të përhershme do t’a respektojnë vendimin e Serbisë për këtë çështje”.

“Ata janë të interesuar vetëm në njohjen ndërkombëtare të subjektivitetit  të Kosovës. Ne duam një zgjidhje permanente, dhe nëse dikush thotë se ne duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe t’u japim atyre një ulëse në OKB, kjo është totalisht e papranueshme, ky është qëndrimi i Qeverisë serbe, dhe ky është qëndrimi i Presidentit, Aleksander Vuçiq”, deklaroi Daçiq në lidhje me mundësinë që Serbia ta njohë Kosovën.

Sipas Daçiqit, nëse Serbia merr dicka në këmbim, mund të diskutohen variante të ndryshme, por kjo do të kërkonte një zgjidhje permanente që do të duhej të merrte pëlqimin e Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne duam ta zgjidhim këtë problem sa më shpejtë që është e mundur, sepse pyetja është se sa interesat e Serbisë për këtë qështje të jenë më të qarta, por nëse pala tjetër mendon se ne duhet ta njohim  Pavarësine e Kosovës si kusht për hyrje në BE, nuk e shoh si rrugëdalje”, përfundoi Daçiq.