Foreign Policy: Vrasja e Oliver Jovanoviqit mund të jetë ajo që Kosova ka pasur nevojë

Aktuale January 23, 2018 - 10:31

Profesori i nderuar në Universitetin e Uashingtonit “Johns Hopkins”, Edward P. Joseph, analizoi vrasjen e Oliver Ivanoviqit në një artikull autorial për “Foreign Policy” të titulluar: "Vrasja e Oliver Ivanoviqit mund të jetë pikërisht ajo që i duhej Kosovës".

Në një artikull të botuar në faqen e internetit të revistës amerikane në seksionin e dedikuar për pikëpamje dhe qëndrime personale, Joseph thotë se atentati ndaj Oliver Ivanoviqit, të cilin e quan lider të vjetër të komunitetit serb në Kosovë, është kryer më shumë gjasa "nga elementet e fuqishme kriminale", të cilat sipas tij, e kanë mbërthyer "veriun ku mbretëron mungesa e ligjit".

Kjo tragjedi, sipas analistit amerikan, do të ishte "një shtysë për paqen e përhershme në Kosovë".

Ai thotë se Beogradi me kokëfortësi vazhdon të ketë iluzione që mund të ndahet Veriu nga "ish-Krahina tashmë e ndarë".

Serbia dhe rajoni janë, sipas tij, pengje të këtyre iluzioneve, të cilat, në të njëjtën kohë, hapin derën për Rusinë që të pengojë përpjekjet e Serbisë drejt afrimit me Bashkimin Evropian.

“Dhe ky iluzion për Kosovën çoi në vrasjen e Ivanoviqit” thotë Joseph dhe, pasi kujton gjenezën e problemit të Kosovës, duke filluar nga viti 1999, thekson se Beogradi insiston në bashkësinë e komunave serbe, ndërsa shqiptarët kanë frikë se kjo është thjesht një mënyrë që të ndahet Veriu i Kosovës, transmeton zeri.info

Shqiptarët e Kosovës, sipas Josephit, janë "partnerë" të Serbisë në të njëjtin iluzion.

“Partitë shqiptare, duke refuzuar të konsiderojnë se shqiptarët ndoshta mund të kenë kryer krime kundër serbëve, vazhdojnë të kundërshtojnë Gjykatën speciale për krimet e luftës. Përveç kësaj, partia më e madhe në Parlamentin e Kosovës “Vetëvendosje”- zëshëm proklamon bashkimin me Shqipërinë”, thotë Joseph.

Ai paralajmëron gjithashtu se një ndarje e mundshme e Kosovës automatikisht inkurajuar tendencat secesioniste të serbëve dhe kroatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Vrasja e Ivanoviqit është një mundësi që më në fund të thyhet ky iluzion joshës, por tepër i rrezikshëm për ndarjen e territorit”, vlerëson Joseph.

Ai, megjithatë, mendon se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të jenë në gjendje vetëm për të arritur një kompromis.

“As nuk do të jetë në gjendje Bashkimit Evropian, të cilit shqiptarët nuk i besojnë, dhe serbët nuk e vlerësojnë”, thotë profesori nga Uashingtoni dhe pohon se "vetëm SHBA-ja ka fuqinë për të bërë bashkë Brukselin, Beogradin dhe Prishtinën rreth marrëveshjes që lejon që Kosova të hyjë në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ndërsa në të njëjtën kohë i lejon Serbisë të përparojë drejt anëtarësimit në BE". Uashingtoni nuk mund të përballojë më shumë që të lë çështjen e Kosovës në duar të evropianëve si "nënkontraktorë", duke pasur parasysh "kërcënimin rus"./Zeri