Mustafa uron Albin Kurtin: Ishin zgjedhje demokratike

Aktuale January 22, 2018 - 23:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa - Remi, e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa e ka quajtur votimin për kryetar të VV’së si zgjedhjet më demokratike partiake deri më tani në Kosovë.

Ish-komandanti i UÇK-së i ka uruar Kurtit një fillim të mbarë.

“Fillim i mbarë! Zgjedhjet për kryetar të VV, ishin zgjedhjet më demokratike të provuara deri më tani për partitë që veprojnë në vendin tonë. Urime Kryetar!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.