Fisnik Ismaili e pranon se ka gënjyer dhe ka manipuluar për VV-në

Aktuale January 22, 2018 - 21:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka pranuar se në partinë e tij janë munduar që humbjet t’i paraqesin fitore.

Ai madje ka pranuar se edhe vetë ka bërë ‘spin’, duke u arsyetuar se kështu bëhet politika.

Ismaili ka kritikuar Lëvizjen duke thënë se, ani pse bënte ‘spin’ në publik, kur kritikonte brenda nuk pranoheshin kritikat. Kjo sipas tij, ka krijuar arrogancë.

"Vetë plot herë kam "spin" statusa në favor të Lëvizjes, edhe kur e dijsha që kemi gabue, e problemin e kisha kur brenda e ngritsha si çështje, por kurrkush nuk e pranojke se Lëvizja gabon. Bile edhe u kritikojsha për këtë", ka shkruar ai në Facebook.

"Madje kam luftue e fjalosë me njerëz, e kam humbë miq e dashamirë, duke mos i pranue gabimet publikisht, githmonë duke e arsyetue qet Lëvizje, tuj shpresue se po mësojmë prej gabimeve. Amo prit, se nëse nuk mendon se je gabim, atëherë as nuk mëson diçka të re", ka thënë Ismaili.